Skip to content

Truri Kompjuterik

October 11, 2012

Njeriu nuk do te mbetet me e vetmja qenie inteligjente ne Bote – te pakten nese i besohet pronarit te firmes se Software-ve inteligjente kompjuterike ne Massachusetts Ray Kurzweil. Ishte ai qe para 26 vjetesh shpiku nje pajisje lazer per te verberit, e cila ne parim skanon tekstin e faqes se nje libri dhe e lexon me ze. 
Ne librin e tij te ri “Koha e makinerive me shpirt” (“The Age of Spiritual
Machines”) ai tregon me hollesi sesi njeriu dalengadale nuk do te jete me qendra e inteligjentes ne Bote. Teknollogjite po zhvillohen me nje shpejtesi te madhe dhe ne qindvjecarin qe po hyn ky zhvillim do te kete ritmin e dhjete qindvjecareve se bashku. Deri pak para vitit 2099 njeriu do te arrije te kete ne dore mjete qe do te jene te afta te skanojne trurin e njeriut. Cdo lidhje nervore, cdo lende themelore, cdo nyje, cdo hollesi mbi qelizat. Pastaj me te dhenat e marra njeriu do te jete ne gjendje riprodhoje trurin ne neurone kompjuterike, ne nje kompjuter qe do te kete hapesiren e nevojshme dhe aftesine per te krijuar nje kopje te persosur te mendimeve tona, perfshire ketu kujtesen dhe aftesine e trurit. 
Skanimi i trurit do te mund te behej i mundur nepemjet dergimit ne tru te miljardave skanerve teper te vegjel te ashtuquajtur Nanorobote me permasat e nje qelize gjaku. 
Duke pershkruar rrugen tashme te filluar drejt inteligjences artificiale ai tregon se si ne te ardhmen chips-at kompjuterike do te zevendesojne organet e trupit te njeriut. Qe tani eshte mundur te krijohen chips-e te tille qe u mundesojne te verberve te shohin konture sendesh. 
Nga ana tjeter inteligjenca njerezore do te kthehej ne nje fare Superinteligjence me ndihmen e nje inteligjence teknike qe do vendosej ne trurin e njeriut. Mendja njerezore do te mundet te jetoje me tej ne kompjuter. 
Keshtu njeriu me ndihmen e kompjuterit do te behej i pavdekshem. 
Nese trupin e njeriut do ta quanim Hardware (pjesa e forte, apo kafazi) dhe mendimet Software (pjesa e bute, apo e brendshmja), kur njeriu do te vdiste dhe kafazi trupor do te prishej keshtu, e brendshmja nuk do te merrte fund me te sepse do te ishte e ruajtur ne nje kompjuter. 
Mbetet e pasqaruar ceshtja se cfare do te ndodhe me ndjenjat tona. 

From → Uncategorized

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: